Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.03.2024.
Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi, në mungesës, akti relatohet nga z. Toro):
2.1 Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, të shpallur me vendimin nr. 252 datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatët që nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë vlerësim.
2.2 Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes të kandidatëve për lëvizjen paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 252, datë 24.05.2023 Këshillit të Lartë Gjyqësor.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244 dhe nr. 246, datë 24.05.2023, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ridvan Hado).
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”, relatore znj. Yllka Rupa.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {...} të tre prej kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në
fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 241, nr. 244, nr. 245 datë 24.05.2023 dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ridvan Hado).
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {...} të tre prej kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në
fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 241, nr. 246, nr. 247
datë 24.05.2023 dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të
kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ridvan Hado).
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e
plotësimit nga kandidatja znj. {...} të tre prej kritereve të kandidimit për ngritjen në
detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në
fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 240, nr. 245, nr. 247
datë 24.05.2023 dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të
kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ridvan Hado).
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e
gjyqtarëve për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga
ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi, në mungesë çështja relatohet nga z.
Toro).